2015-07-29 17:01:00

Thyhet muri i heshtjes: artikuj mbi persekutimin e të krishterëve


Persekutimi i të krishterëve është një temë, që po përmendet gjithnjë e më shumë në faqet e gazetave me autoritet të botës. Më në fund, duhet të themi! Të dielën e kaluar, gazeta amerikane “New York Times” foli për këtë argument e të nesërmen, pra, ditën e hënë, qe radha e gazetës britanike “The Guardian”.

Për artikullin e “Njew York Times” ju kemi njoftuar gjerësisht këto ditë. Ndërkaq, “The Guardian” nënvizon se vitet e fundit, të krishterët janë persekutuar aq shumë, sa Papa Françesku është detyruar të tërheqë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për rrezikun e një “genocidi” të mundshëm. Shumë aktivistë, vë në dukje gazeta, mendojnë se në të vërtetë, persekutimet s’janë tjetër, veçse operacione spastrimi etniko-fetar.

Shkallëzimi i sulmeve kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme, por edhe në Afrikën sub-sahariane, në Azi e në Amerikën Latine i ka alarmuar organizatat ndërkombëtare, të cilat flasin për “keqësim të dukshëm të persekutimeve fetare, gjatë viteve të fundit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.