2015-07-28 18:45:00

Dita botërore e rinisë në Krakovi Jubile i mëshirë


Pa kaluar ende as 24 orë nga regjistrimi i Papa Françeskut, përmes gjestit prekës të një ‘klik-ut’ në tablet, nga dritarja e Pallatit Apostolik në Vatikan të dielën e kaluar, që shënoi hapjen e regjistrimit të të rinjve në Ditën e XXXI Botërore të Rinisë, “janë regjistruar menjëherë mbi 45 mijë të rinj dhe mase 300 vullnetarë për ngjarjen që mbahet vitin e ardhshëm në Krakovi të Polonisë. Tashmë kanë fiolluar punën mbi 240 “makro grupe” që organizojnë regjistrimin e të rinjve, që do të marrin pjesë në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë.

“Saktësisht, shpjegojnë organizatorët e faqes së internetit kushtuar regjistrimit për DBR-së, duke ndjekur shembullin e Papës Bergoglio, “janë regjistruar menjëherë për këtë ngjarje botërore mbi 45 mijë të rinj dhe mase 300 vullnetarë.Ka filluar kështu, me një entuziazëm të madh, faza e fundit e përgatitjes për Ditën e XXXI Botërore të Rinisë, e cila brenda një viti do të mbahet në Krakovi– nga 26 deri më 31 korrik 2016 – për brezat e ri”.

Kështu, pas njëzetepesë vjetësh, DBR-së do të kthehet në Poloni, në tokën e Papës që e ideoj këtë ngjarje (megjithëse Papa Wojtilla thoshte se “Janë të rinj vetë ata që e kanë shpikur DBR-së”). Vitin e ardhshëm të rinjtë nga mbarë bota do të mblidhen rreth Papës Bergoglio, i pari që u regjistrua si shtegtar në këtë takim, i cili, sipas vendimit të tij, do të zhvillohet nën shenjën e mëshirës, në kuadrin e Vitit Jubilar.








All the contents on this site are copyrighted ©.