2015-07-27 16:47:00

NATO: nesër, mbledhje në Bruksel për Isis e PKK


Trupat irakiane kanë rimarrë në dorë universitetin e Anbarit. Ndër viktimat, dhjetra milicë të Shtetit Islamik, Isis. Ndërkaq, në veri të vendit, ka filluar një valë e re me sulme ajrore turke kundër selive të Partisë së Punës së Kurdistanit (PKK), që e konsideron të prishur armëpushimin me Ankaranë. Operacione të reja edhe në Siri.

         Me kërkesën e Turqisë, nesër në Bruksel, mblidhet NATO-ja për të diskutuar mbi operacionet ushtarake kundër milicëve të Shtetit Islamik dhe kurdëve separatistë të PKK-së. Ndërkaq, në terren, kurdët i përgjigjen me gjak ofensivës së artilerisë turke, filluar që të premten e kaluar, së bashku me bombardimet ajrore kundër pozicioneve të xhihadistëve të Isis. Dy ushtarë turq mbetën të vrarë dje, pas shpërthimit të një autobombe në juglindje të Turqisë. E ndërsa PKK-ja e konsideron të përfunduar armëpushimin e nënshkruar me Turqinë, në vitin 2013, në Stamboll, dje një polic turk gjen vdekjen gjatë ndeshjeve ndërmjet manifestuesve dhe policisë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.