2015-07-23 17:27:00

Papa në nëntor do të jetë në Firence


Komuna e Firencës po përgatit katër takime kulturore, që do të prekin një mori temash të rëndësishme: nga ato shoqërore të Evropës, tek politika e feja. Takimet do të shërbejnë si çast reflektimi e përgatitjeje për qytetin, në prag të vizitës papnore, më 11 nëntorin e ardhshëm.

Nisma u paraqit në Pallatin e Vjetër nga kryebashkiaku Dario Nardella e këshilltari për marrëdhëniet me konfesionet fetare, Mario Benotti.

Firence dëshiron ta presë sa më e përgatitur vjeshtën e parë, e jo vetëm në pikëpamje organizative, por edhe, e sidomos, në atë shpirtërore. Prandaj i duket e nevojshme të reflektojë për temat e mëdha shoqëroe, ekonomike e ndërkombëtare, në prag të vizitës së Françeskut.

Takimi i parë do të mbahet më 11 shtator, me temë: “Reflektime mbi humanizmin e ri”. Ndërmjet tjerësh, do të jetë i pranishëm edhe imzot Franco Giulio Brambilla, ipeshkëv i Novarës e zëvendës-kryetar i Konferencës ipeshkvnore italiane.

Reflektimi i dytë, më 25 shtator, do t’i kushtohet temës: “Italia e Evropa përballë punës”. Të pranishme, autoritete  kishtare, civile e politike.

Takimi i tretë do të jetë ai i 2 tetorit, në të cilin do të flasë imzot Vinçenzo Paglia. Në qendër të reflektimit të tij, familja në kushtet e ndryshimeve shoqërore e të lindjes së varfërive të reja”.

Takimi i fundit, më 29 tetor, titullohet: “Ndërmjet fesë, politikës e kulturës”. Në të do të flasin Joseph Weiler, rektor i Institutit evropian dhe imzot Joseph Carron, kryetar i Vëllazërisë “Bashkim e Çlirim”.

Pastaj, Firence do të mobilizohet e tëra për të pritur Papën, më 11 nëntor!








All the contents on this site are copyrighted ©.