2015-07-22 11:08:00

Në vizitë te Papa 12 ipeshkvij prej viseve të ndryshme të botës


Papa Françesku priti të hënën e kaluar pas dite në Shtëpinë e Shën Martën, në Vatikan, dymbëdhjetë ipeshkvijtë të ardhur nga vise të ndryshme të botës. Biseda me Atin e Shenjtë Bergoglio zgjati afër njëqind minuta e preku argumente si misioni ipeshkëvnor, kujdesimi i meshtarëve dhe sfidat e ndryshme të misionit  ungjillëzues të Kishës në botë.
Në këtë takim u fol edhe për vizitën e fundit të Papës Françesku në Amerikën Latine. Mysafirë të Kongregatës së Vatikanit për ipeshkvij, dymbëdhjetë barinjtë shpirtëror  morën pjesë edhe në ushtrimet (tërheqjen) shpirtërore pranë manastirit të Benediktinëve në Subiaco, rezervuar për ipeshkvijtë e shuguruar kohëve të fundit.
Së bashku me predikatarët e ushtrimeve shpirtërore, të pranishëm në takim me Papën ishin kardinali Marc Ouellet, prefekt i Kongregatës së ipeshkvijve dhe përgjegjës tjerë të dikasterit të Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.