2015-07-21 15:31:00

Leximi i Ungjillit të Markut 12, 13-17: ju kumtojmë Lajmin e Mirë!


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 12, 13-17 ku flitet rreth pagimit të tatimit apo taksës Cezarit, çështje të cilën farisenjtë e herodianët ia bëjnë Jezusit.  Në fragmentin e përmendur të Ungjillit të Markut vijon ballafaqimi ndërmjet Jezusit e autoritetit. Priftërinjtë e skribët qenë kritikuar e denoncuar nga Jezusi në shëmbëlltyrën e vreshtës (Mk 12,1-12). Tani, vetë ata  u kërkojnë farisenjve e herodianëve të krijojnë një kurth kundër Jezusit, për të pasur mundësi ta dënonin. Ishte një temë polemike që ndante opinionin publik. Kundërshtarët e Jezusit duan me çdo kusht ta akuzojnë e ulin kështu ndikimin që Ai ka tek njerëzit. Grupe, që më parë ishin armiq mes tyre, tani bashkohen për të luftuar kundër Jezusit që hynte në terrenin e tyre. Kjo ndodhë edhe sot. Shumë herë, njerëz e grupe, armiq mes tyre, bashkohen për të mbrojtur privilegjet kundër atyre që i shqetësojnë me kumtimin e së vërtetës e të drejtësisë. Po t’i kthehemi pyetjes së farisenjve e herodianëve  dhe përgjigjes së Jezusit, në komentin e dom Marjan Palokës..........

 








All the contents on this site are copyrighted ©.