2015-07-20 15:49:00

Papa Françesku emëroi drejtorin e ri të Zyrës së Punës


Papa Françesku ka emëruar drejtor të ri të Zyrës së Punës pranë Selisë së Shenjtë, dr. Salvatore Vecchio, deri më tani drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Spitalit Pediatrik ‘Bambino Gesù’ në Romë. 51 vjeç, sicilian, dr. Salvatore Vecchio është laureuar në drejtësi e është ekspert në fushën e menaxhimit të personelit e të marrëdhënieve sindikale.








All the contents on this site are copyrighted ©.