2015-07-16 14:26:00

Mandalà: Dorëshkrimi shqip i shek. XVIII me vlerë për letërsinë shqipe


Po i kthehemi edhe një herë dorëshkrimit shqip të shek. XVIII të priftit arbëresh Nicolò Figlia, që njihet me emrin ‘Kodiku i kieutit’, i cili dje iu dhurua Bibliotekës Apostolike të Vatikanit nga arkivisti kosovar Bejtullah Destani. Me studiuesin arbëresh prof. Matteo Mandalà do të njihemi me historinë e zanafillës, përmbajtjen e këtij dorëshkrimi shqip të vitit 1736 dhe vlerën që ka për letërsinë e kulturën shqiptare. Kodiku kieutit ka këtë përmbajtje: 1) I krishteri arbëreshë, një katekizëm me pyetje e përgjigje; 2) poezi; 3) këngë popullore; 4) poezi të shenjta; 5) poezi të shenjta (fetare), bashkë me “parafrazime” herë italisht e herë në arbërisht e në dialektin sicilian. Në mikrofonin e RV të dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me studiuesin arbëresh prof. Matteo Mandalà mbi Kodikun e kieutit te Nicolò Figlia....








All the contents on this site are copyrighted ©.