2015-07-14 19:51:00

Vatikani vlerëson pozitivisht marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit


Marrëveshja mbi të ardhmen e programit bërthamor të Iranit më në fund është arritur. Pas nëntë vjet diskutimesh, 22 muaj negociatash e të mbledhjeve maratonë që 17 ditë në Vjenë, Teherani dhe kreu i grupit 5+1 – të Vendeve anëtare permanente të Këshillit të sigurimit të OKB-së: SHBA-së, Britania Madhe, Franca, Rusia e Kina; plus Gjermania, - arritën një marrëveshje, të cilën jo pak vëzhgues e kanë quajtur historike, marrëveshje e cila është një hap i rëndësishëm drejt një bote më të sigurt.
“Marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit shikohet në mënyrë pozitive nga Selia e Shenjtë” tha drejtori i Sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. ““Është rezultati i rëndësishëm i bisedimeve të zhvilluara deri tani, shtoi atë Lombardi, por kërkon vijimin e përpjekjeve dhe impenjimin e të gjithëve, që të japë fryte. Urohet, që f.rytet të mos kufizohen vetëm në fushën e programit bërthamor, por të jenë të shumta edhe në drejtime të tjera”.








All the contents on this site are copyrighted ©.