2015-07-14 14:10:00

Leximi i Ungjillit të Markut 12, 1-12: ju kumtojmë Lajmin e Mirë!


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar me dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 12, 1-12 ku kemi shëmbëlltyrën e vreshtarëve vrastarë.

Dhurata e Hyjit dhe përgjigja e njeriut. Kjo është kryesore të cilën Marku vazhdon ta shtjelloj edhe në kapitullin e 12-të. Në pjesën e parë të kreut 12-të Marku kemi një prolog të Librit të Lavdisë (vargjet 1-36) e përmbylljën e aktivitetit publik të Jezusit (vargjet 37-50). Ndërsa me këtë shëmbëlltyrë alegorike, që rrëfehet në 12,1-12, Jezusi duke polemizuar kundër njerëzve pushtetarë, kundër institucioneve fetare izraelite, na ofron çelësin për ta lexuar historinë e Izraelit dhe historinë e çdo njeriu, si ndeshje, ndërmjet besnikërisë e dhuratës së Zotit dhe pabesnikërisë e refuzimit të njeriut.

Elementi i pabesnikërisë dhe refuzimit tonë njerëzore para dhuratë e propozimit të Hyjit, është një hendek që e pengon takimin e përkimin tonë njerëzor me vullnetin dhe planin e Zotit. Dashuria që Hyji na dhuron, gjendet përherë para murit të refuzimit tonë kokëfortë.

Jezusi gjendet në Jerusalem. Është java e fundit e jetës së tij. Është kthyer në sheshin e Tempullit (Mk 11,27), ku tani fillon konfrontimi i drejtpërdrejtë me autoritetet. Kapitujt 11 e 12 përshkruajnë aspekte të ndryshme të këtij ballafaqimi: a) me shitësit në Tempull (Mk 12,11-26), b) me priftërinjtë, pleqtë e skrëbet (Mk 11,27a 12,12), c) me farisenjtë e herodianët (Mk 12,13-17), d) me saducejtë (Mk 12,18-27) dhe, e) përsëri me skribët (Mk 12,29-40). Së fundi, pas konfrontimit me të gjithë këta, Jezusi komenton lëshmoshën (dhuratën ofertë) që jep vejusha (Mk 12,41-22). Fragmenti i sotëm përshkruan një pjesë të konfliktit me priftërinjtë, pleqtë e skribët (Mk 12,1-12). Të gjitha këto ballafaqime na bëjnë të kuptojnë më qartë dishepujve e ne të gjithëve se cili është projekti i Jezusit e cili është qëllimi e synimi i njerëzve që janë në pushtet.

Po më tepër komentin e kësaj pjese të Ungjillit të Markut, ta dëgjojmë dom Marjan Palokën..








All the contents on this site are copyrighted ©.