2015-07-13 16:48:00

West Bengala: akt vandal kundër një kishe katolike


Një gjest, që fyen thellë ndjenjat fetare të të krishterëve. Kështu e komentoi presidenti i Global Council of Indian Christians (Gcic), Sajan K. George, aktin e fundit vandal kundër një kishe katolike në Indi. Është fjala për kishën e shën Tomës, në Taherpur të Bengalit Perëndimor, e cila në orët e para të mëngjesit, më 9 korrik, u godit nga të panjohur. Nuk u vodh asgjë, por tabernakulli ishte lëvizur, elteri ishte thyer e hedhur në oborr e porta kryesore ishte hapur me forcë. Deri tani, policia nuk e ka idenë se kush mund të jetë autor i gjestit. Taherpur gjendet vetëm 25 km nga Ranaghat, ku në mars, një murgeshë e moshuar u përdhunua nga një grup indianësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.