2015-07-13 17:17:00

Papa: Një përshëndetje e një përqafim krejt i veçantë


Një përqafim tejet i përzemërt ishte ai i Papës me bijat e Esther Ballestrinos, drejtoreshë e laboratorit kimik, ku Jorge pati punuar kur ishte fare i ri, vrarë nga regjimi ushtarak argjentinas. “Ajo më mësoi të mendoj, kujtoi më pas Papa. Ishte paraguaiane, simpatizuese e komunizmit. Në vitet e diktaturës i rrëmbyen të bijën me gjithë të shoqin. Pastaj e kapën edhe atë vetë, së bashku me murgeshat Alice Domon e Leonie Duquet dhe e zhdukën përgjithmonë”.

Si, kur e ku, këtë nuk dinë as të bijat, Ana Maria e Mabel. Historia tregon se komunistët pushkatojnë por edhe pushkatohen.

Vajzat nuk shkuan vetë ta takonin Papën. E as që i kërkuan takim. E dinin mirë se kishte shumë pak kohë. Ishin mes turmës, që qe mbledhur para nunciaturës, kur dikush ia tregoi Papës me gisht e i shqiptoi emrat e tyre. Atë çast Françesku doli nga nunciatura e, duke çarë turmën që e brohoriste dhe e prekte, si në skenat ungjillore, arriti te vajzat, të cilat i përqafoi nxehtësisht, duke u ndaluar me ta, pa pyetur për kohën, që shkonte dhe e thërriste në takime të reja. Të mëdha e të vogla, si ky që sapo rrëfyem.   








All the contents on this site are copyrighted ©.