Sot më 13 korrik kalendari kishtar përkujton shën Henrikun II Duka i Bavarìsë,
qe kurorëzuar perandor më 1014 nga Papa Benedikti VIII. Mbretëroi duke u përkujdesur
për promovimin dhe ngritjen njerëzore të krishterë të njerëzve. Prapa insistimit të
tij papa Benedikti VIII e vendosi Besojmën e krishterë në Meshën e së dielave e të
festave kryesore.
Nëse Henriku II hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo
është meritë edhe e bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas së jashtëzakonshme me
shpirt tejet delikat. Pasi u kurorëzua perandor në bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan,
më 14 shkurt të vitit 1014 nga papa Benedikti VIII, Henriku ndjeu thellë përgjegjësinë
e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi veprën e reformës, duke pasur pranë vetes
njerëz të shenjtë si Odiloni Clynit, Rikardi i shën Vanne e Romaludi, themelues i
murgjve kamaldolezë.
Vdiq në vitin 1024. Në një letër drejtuar popullit të vet, Henriku II pat shkruar:
“Mësimet e Shkrimit Shenjt, Biblës na ftojnë t’i braktisim pasuritë e përkohshme e
rahatitë e kësaj toke e të kërkojmë me çdo mjet arritjen ndër banesat e amshuara të
qiellit”.
Shën Henriku II Perandor është shembull ndershmërie dhe drejtësie në artin e vështirë
të qeverisjes: për këtë shën Henriku është zgjedhur si pajtor qiellor i mbretërve
dhe i perandorëve.
All the contents on this site are copyrighted ©. |