2015-07-13 14:24:00

Egjipt, atentat: Papa: të luftohet plaga e terrorizmit


Në një telegram të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, drejtuar Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatteh Al Sisi, Papa shpreh “shqetësimin e thellë” e “dënimin e prerë” ndaj atentatit të fundit e atentateve tjerë që kanë ndodhur në Egjipt, duke nxitur forcat politike e fetare të çdo niveli t’i “bashkojnë përpjekjet e tyre për të luftuar me një vendosmëri përherë e më të përcaktuar plagën e terrorizmit e për të promovuar harmoninë e solidaritetin”. Atentati i fundit ndodhi këto ditë, kundër konsullatës së Italisë në Kajro, në të cilin humbën jetën disa qytetarë të pafajshëm egjiptian. 








All the contents on this site are copyrighted ©.