2015-07-12 13:45:00

Nigeria: sulm kamikaze në Maiduguri, dy të vdekur


Së paku dy të vdekur e katër të plagosur, në një atentat kamikaze në qytetin e Maidugurit, në veri të Nigerisë. Sipas dëshmive, dy njerëz shpërthyen në stacionin e autobuzit, duke goditur edhe një automjet në nisje. Atentati u mor menjëherë përsipër nga grupi terrorist Boko Haram. Gjashtë vjetët e ekzistencës së tij, kanë shkaktuar mëse 15 mijë viktima e rreth 1,5 milion të shpërngulur nga veriu i Nigerisë. Ofensiva e tyre e fundit, më 29 majin e kaluar, kur u zgjodh presidenti i ri, Muhammadu Buhari, shënoi edhe një “rekord të ri”: mëse 570 viktima.








All the contents on this site are copyrighted ©.