2015-07-11 13:52:00

Masakra e Srebrenicës: dita e historia


Bosnja-Hercegovina përkujton sot, me një ceremoni të madhe e solemne, njëzetë vjetorin e masakrimit të mase 8000 myslimanëve civilë të pambrojtur boshnjakë, në Srebrenicë, nga forcat serbo-boshnjake të gjeneralit Ratko Mladic.

Me njëra njerëz janë mbledhur sot në ceremoninë përkujtimore e në varrezat e Potocarit, në Bosnjës lindore, për të marr pjesë në përkujtimin e mase tetë mijë viktimave . 8.372 shifër zyrtare jo përfundimtare – e gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.  Gjatë ceremonisë janë varrosur, kësaj radhe me nderime, eshtrat e 136 viktimave të identifikuara në bazë të analizave të Dna gjatë 12 muajve të fundit. Në vitet e kaluar në varrezat e Potocarit janë varrosur eshtrat e 6.241 njerëzve të masakruar në korrik të vitit 1995.

Mbrëmë në Potocari mbi 9 mijë njerëz morën pjesë në Marshin e paqes, i cili gjatë tri ditëve ka përshkuar në drejtim të kundërt, përmes pyjeve, të 15 mijë njerëzve të Srebrenicës në ikja drejt Tuzlës, ku arritën vetëm pak persona.

Para 20 vjetësh, Srebrenice ishte nën mbrojtjen e OKB-së e strehonte shumë refugjatë të zonave të afërta, në ikje nga lufta. Urdhrat e Radovan Karadzic, asokohe president i republikës Serbe të Bosnjës janë të qarta: “Të krijohen në Srebrenicë një situatë pasigurie e dëshpërimi të skajshëm ”. Atëherë, gjenerali Mladic vendos ta boshatis qytetin prej banorëve të vet, Gratë e fëmijët depërtohen, ndërsa burrat e djemtë vriten.

Më 11 korrik 2010, Parlamenti evropian themelon “Ditën e memories për viktimat e gjenocidit të Srebenicës”. Mladic arrestohet më 26 maj 2011, pas 15 vjetësh. Akuzohet për gjenocid e krime kundër njerëzimit, do të gjykohet nga Tribunali i Hagës.

Sot, 20-të pas tragjedisë së Srebrenicës, komuniteti ndërkombëtar përkulet para viktimave, është ende i tronditur e, në përpjekje për t’i lehtësuar fajet e veta, pranon dështimin e mos ndalimit të masakrimit të tetë mijë myslimanëve në korrik të vitit 1995. Presidentë, ministra e liderë prej dhjetëra Shtetesh e organizatash ndërkombëtare, ndër të cilët ish presidenti SHBA_së Bill Clinton, Presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, kryeministrat e Turqisë, Shqipërisë e Serbisë, mbretëresha Noor e Jordanisë, e shumë ministra të jashtëm mbërritën  sot në Bosnje, për të marr pjesë në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës e për të nderuar kujtimin e tetë mijë viktimave të pafajshme të forcave serbo-boshnjakëve të Ratko Mladic. 

Ne, po kujtojmë këtë tragjedi me fjalët prekëse të shqiptuara nga Papa Shën Gjon Pali II gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, më 16 korrik të vitit 1995, pikërisht mbi masakrën e Srebrenices.

“Lajmet e pamjet që vijnë nga Bosnja, e në mënyrë të veçantë nga Srebrenica e nga Zepa, dëshmojnë se sa Evropa e njerëzimi janë fundosur akoma më shumë në greminën e poshtërisë. Asnjë kauzë, asnjë projekt nuk mund të justifikon veprimet e metodat kaq barbare: janë krime kundër njerëzimit!

Sa do të doja që fjala ime, dashuria ime e lutja ime të arrinin tek ata vëllezër e ato motra, të përplasura në udhët e shpërnguljes në mjerimin më të skajshëm!

Lusë të gjithë njerëzit vullnetmirë të vazhdojnë pa u lodhur t’i ndihmojnë ato popullsi të sfilitura e të martirizuara.

Kjo që po konsumohet para syve të botës mbarë përbënë një disfatë të qytetërimit. Këto krime do të mbesin një ndër kapitujt më të trishtueshëm të historisë së Evropës.

Zoti i prektë zemrat e i ndriçoftë shpirtrat e përhumbur!”

 








All the contents on this site are copyrighted ©.