2015-07-09 18:52:00

Srebrenicë: Vetoja ruse në OKB: nuk do të jetë gjenocid


Vetëm tre ditë para 20 vjetorit, Rusia vuri veton mbi bocën e rezolutës votuar pardje nga Këshilli i sigurimit të OKB-së, i cili synonte ta quante “gjenocid” masakrën e Srebrenicës, ku qenë vrarë së paku tetëmijë myslimanë boshnjakë më 11 korrik 1995. Kështu me veto të Rusisë, nuk ka ende asnjë drejtësi apo të vërtetë për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës e të familjarëve të tyre.
Po si u prit veto-ja e Rusisë– e cila mbështet qëndrimin e Serbisë mbi këtë çështje – në Bosnje e Hercegovinë?
Sipas gazetarit italian Andrea Oskari Rossini:  “Në Sarajevë qëndrimi rus është pritur me një zemërim  të madh – kjo veto e Rusisë ndaj rezolutës – sepse këto janë ditë jashtëzakonisht delikate, skajshmërisht të ndjeshme për një pjesë të madhe të opinionit publik e të popullsisë së Bosnjës e Hercegovinës, pasi që të shtunën do të përkujtohet 20-të vjetori i gjenocidit të Srebrenicës. Qëndrimi rus këtu është interpretuar në mënyrë të qartë e thjeshtë si mbështetje ndaj Serbisë. Serbia pat thënë qartë se nuk e vlerësonte tekstin e rezolutës; ishte një periudhë, në të cilën, nga pikëpamja diplomatike, Vendi që e pati përgatitur bocën e rezolutës, Britania e Madhe, është munduar të bëjë përmirësime e rishikime, por së fundi, ky tekst, edhe si amendament, nuk u pëlqye e pranua nga Serbia. Autoritet serbe patën thënë qartë se do t’i kishin kërkuar Rusisë të përdorte veton kundër këtij teksti e kështu edhe ndodhi”. Pra, për drejtësinë dhe të vërtetën e asaj që ndodhi para 20 vjetësh me qytetarë të Srebrenicës, duhet pritur.








All the contents on this site are copyrighted ©.