2015-07-09 17:46:00

Papa botës universitare: të mendohet pa humbur kohë për gjendjen e sotme


I pritur nga mijëra studentë e profesorë, Papa Françesku dje pas dite vizitoi Universitetin papnor Katolik të Ekuadorit, në Kuito. “Edukimi duhet të jetë i lirë për ta ndihmuar demokracinë e paqen”, tha rektori Cesar Fabian Carrasco Carrasco në fjalimin e përshëndetjes drejtuar Atit të Shenjtë e të pranishnmëve, duke u ankuar për presionet e qeverisë ekuadoriane në këtë fushë. Mbi të njëjtën gjë u përqendrua edhe ipeshkvi salezian Alfredo Jose Espinoza Mateus, president i Komisionit të Konferencës Ipeshkëvnore për Edukimin e Kulturën, i cili kërkoi liri më të madhe për veprimtarinë e Kishës në fushën e edukimit, duke sinjalizuar vështirësitë e mbijetesës për shumë institucione katolike të Ekuadorit.
“Në kohën tonë të sotme, të gjithë jemi të thirrur të mendojmë e të diskutojmë  për situatën aktuale ‘“me urgjencë”, duke reflektuar mbi krijimin, natyrën, të keqen që kemi shkaktuar, duke i “keqpërdorur të mirat” që Zoti na i ka dhuruar, prandaj le të punojmë e të impenjohemi pa “ ia kthyer shpinën realitetit tonë, vëllezërve tanë”, kështu pohoi Papa Françesku duke folur mbi tema që trajton Enciklika “Lëvduar qofsh” në Universitetit papnor Katolik të Ekuadorit, të cilin e drejtojnë etërit Jezuitë, ku studiojnë 30 mijë studentë.
Sot konstatojmë se “një njeri i varfër vdes nga të ftohtit e nga uria, e kjo sot nuk është më një lajm, por nëse bursët e financave të kryeqyteteve kryesore të botës bien poshtë me dy apo tri pikë, bëhet një alarm i madh në shkallën globale. Prandaj pyes: ku është vëllai yt? E Ju kërkoj ta bëni përsëri, të gjithë, këtë pyetje, e ta përhapni në tërë universitetin. Ty, Universitet Katolik, të pyes, ku është vëllai yt”. Papa Françesku nxiti “kontekstin universitar” të shqyrtoj e pyes mbi rëndësinë e edukimit tonë “përball kësaj toke që kërkon ndihmë drejt qiellit”: “shkollat tona janë çerdhe jetike, janë një mundësi, janë tokë e pëlleshme, të cilën duhet ta kultivojmë, ta nxisim e ta mbrojmë. Tokë e frytshme e etur për jetë”. Edukatorëve ju uroj të vigjilojnë mbi studentë “duke i ndihmuar të zhvillojnë shpirtin kritik, shpirtin e lirë, që të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë e kujdesit e të kultivimit të botës së sotme”, duke lindur e shoqëruar një “debat ndërtues, që lind nga dialogu në prizmin e një bote më njerëzore”, tha Papa.
Prej Zotit kemi marr “si trashëgim, si dhuratë, si dhanti” krijimin dhe të gjitha të mirat që kemi, të cilat duhen ruajtur dhe bashkë ndarë me të gjithë, sidomos me ata njerëz që janë më nevojtarë e të dobët. “Sot kjo ftesë na imponohet me forcë”, tha Papa para komunitetit edukues e formues të të rinjve, për të nënvizuar forcën e “farës së transformimit të shoqërisë”: Para globalizimit të paradigmës teknokratike që anon të besoj “se çdo arritje e pushtetit thjeshtë është: përparimi, rritja e sigurisë, dobia, mirëqenia, forca jetike, plotësia e vlerave, thua se realiteti,  thua se e mira dhe e vërteta lulëzojnë vetvetiu nga vet pushteti e forca e teknologjisë dhe e ekonomisë’, prandaj na kërkohet urgjentisht që të mendojmë, të kërkojmë, të diskutojmë pa humbur kohë, mbi gjendjen tonë aktuale, mbi atë se çfarë lloj kulture duam apo pretendojmë jo vetëm për ne por edhe për fëmijët tanë, për nipat tanë”, tha Papa. 








All the contents on this site are copyrighted ©.