2015-07-08 15:02:00

Papa: në Bolivi përqafimi me popullsinë dhe takimi me Morales për një dialog të ri


Po përfundon etapa e parë e udhëtimit të papa Françeskut në Amerikën Latine. Sot Papa do të largohet nga Ekuadori për të mbërri në Bolivi.
Nga homelitë, fjalimet e ndërhyrjet e Papës Bergoglio dolën në pah sinjale mjaft precize. E pamohueshme është vëmendja e Papës për procesin e reformave sociale të nisura nga presidenti Correa. Ati i Shenjtë Françesku tha qartë se Kisha është e gatshme të bashkëpunoj e ta mbështes angazhimin në favor të njerëzve më të brishtë, të atyre qytetarëve që janë mënjanuar nga shoqëria. Kisha bashkëpunon në pranimin e të refuzuarve, në përfshirjes e të mënjanuarve, pra punon e bashkëpunon për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë. Një udhë kjo që në Ekuador duket ende e gjatë: janë bërë paha të rëndësishëm përpara, Vendi po rritet e përforcohet, por mbetet akoma shumë për të bërë.
Nëse në Ekuador Papa Françesku gjeti lehtë një përkim me kërkesat e tij, drejtuar presidentit Rafael Correa dhe ipeshkvijve, për të ecur udhës së dialogut, për t’i mbështetur e ndihmuar njerëzit e brishtë dhe të varfër, për të respektuar lirinë fetare, favorizuar kapërcimin e tensioneve shoqërore, duke siguruar neutralitetin e Kishës sa i përket protestave të qytetarëve në sheshe e nismave tjera të një opozite të vendosur, të përgatitur mirë e të pasur e cila dëshiron t’i bllokojë reformat sociale, në Bolivi dialogu ndërmjet qeverisë e Kishës vendore është mjaft i vështirë. “Situata lidhur me këtë prej vitesh është shumë delikate”, nënvizon Luis Badilla. Presidenti i Bolivisë Evo Morale, e partia e tij, shpesh e kanë sulmuar ashpër Kishën dhe ipeshkvijtë e vendit. E vetëm pas njoftimit të vizitës së Papës, përmes komisionit të përbashkët për përgatitjen e ngjarjes, marrëdhëniet janë pak më të qeta e më pozitive”, por në përgjithësi, situata politike në Bolivi është mjaft e ndërlikuar. Gjithsesi popullsia e Bolivisë është gati për ta pranuar përzemërsisht Papën, pasi këtyre ditëve tregoi një vëmendje të veçantë ndaj botimit të enciklikës së Françeskut “Lëvduar qofsh”. E Papa shkon në Bolivi për të përqafuar popullsinë e Bolivisë e për ta admiruar në fe.








All the contents on this site are copyrighted ©.