2015-07-06 14:54:00

Përshëndetja e Papës me gazetarët në avion drejt Ekuadorit


Papa Françesku, gjatë fluturimit me avionin që e çonte në Ekuador, u drejtoi një përshëndetje të shkurt 75 gazetarëve që e shoqëronin. “Ju përshëndes duke ju uruar  punë të mbarë këto tetë ditë pune”. Me këto fjalë zëdhënësi i Vatikanit, atë Lombardi  e hapi takimit e Papës me gazetarët e pranishëm në avion, që përcjellin vizitën baritore të Atit Shenjtë Françeskut në Ekuador, Bolivi e Paraguai.
“Ja gjendemi këtu, Ati i Shenjtë. Jemi përsëri në fluturim me Ju, në këtë udhëtim entuziazmues në kontinentin tuaj e në gjuhën tuaj, sepse besoj se në këto ditë të ardhshme do të flitet kryesisht në gjuhën spanjolle. Siç po shihet, si zakonisht në udhëtime të mëdha, kemi  75 kolegë që janë në përcjellje për të parë, moment për moment, gjithë atë që Ju do të bëni e për të treguar atë që Ju do të thoni. Jemi, si zakonisht, prej shumë Vendeve e gjuhëve të ndryshme. Patëm më shumë se 100 kërkesa për të marrë pjesë në fluturimin e këtij udhëtimi e, duke pasur në vetëm 75 vende, jemi detyruar të bëjmë një seleksionim, që nganjëherë është tepër rigoroz. Mirëpo janë edhe me qindra gazetarë të tjerë, të cilët Ju presin në Ekuador, në Bolivi e në Paraguai. Kam dëgjuar se flitet për 800, 1000 gazetarë, të cilët janë të pranishëm në vende të ndryshme, të gatshëm për të ndjekur nga vendi vizitën baritore.
Ne e falënderojmë Shenjtërinë tuaj që na merrni me vete gjatë udhëtimeve e shpresojmë të bëjmë një shërbim të mirë për ta kumtuar këtë gëzim të Ungjillit, që është edhe tema e këtij udhëtimi, si dhe i Papnisë tuaj.
Nëse doni t’i thoni dy fjalë përshëndetjeje e hyrjeje, pastaj të gjithë do të jenë të lumtur ta përshëndesin personalisht”.








All the contents on this site are copyrighted ©.