2015-07-05 17:03:00

Nigeri, atentat i Boko Haram në një kishë ungjillore: 5 të vdekur


Në Nigeri, edhe një atentat në shtetin e Yobe-s. Në një Kishë ungjillore, plot me besimtarë, që ndiqnin kremtimin e Meshës të së dielës, u hodh në erë një grua kamikaze. Të paktën 5 vetë gjetën vdekjen nga shpërthimi. Ndërmjet tyre, një nënë me dy fëmijët e saj, një pastor dhe një burrë që, vdiq pasi u çua në spital. 

Është i fundmi i një serie atentatesh gjakatare, vepër e grupit ekstremist islamik Boko Haram, që vetëm brenda javës së kaluar ka shkaktuar vdekjen e më se 200 vetëve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.