2015-07-03 16:40:00

Në Parlamentin evropian zëri i të krishterëve të persekutuar.


“Persekutimi i të krishterëve në botë”, kjo është tema e një konference që u mbajt dje në Bruksel pranë Parlamentit evropian, organizuar nga Uniteti për veprimtaritë ndërkulturore dhe dialogun fetar. Nisma lindi për të sensibilizuar opinionin publik mbi këtë temë.
Mbi persekutimin e të krishterëve, kryeipeshkvi i Bagdadit për besimtarët e ritit Latin, imzot Jean Benjamin Sleiman, pjesëmarrës në konferencën e Brukselit, thotë:
“Sipas meje klima e persekutimit përbëhet prej shumë gjërave: përbëhet nga kultura e përgjithshme ku, për shembull tjetri, konsiderohet përherë si një rrezik e kërcënim, prandaj refuzohet....Ekziston pastaj një problem i madh në kulturën arabo-myslimane mbi alteritetit, do të thotë mbi identitetin e tjetrit: ku e vendos tjetrin? Pse vjen tjetri? Derisa nuk konvertohet, mbetët gjithmonë një lloj rreziku, kërcënimi...Ne e dimë se në histori ka qenë përgatitur një status për jo myslimanët, qofshin të krishterë apo hebrenj, që nuk i konsideron të parabartë me të tjerët, por gjithsesi mund të rrinë së bashku. Pastaj është edhe një tjetër problem: dhuna, e cila është një gjë shumë e lashtë në kulturë. Nganjëherë, dhuna përdorët si instrument ekonomik për mbijetesë,  e pastaj ngadalë është bërë madje edhe si element kulturor.... Dhuna është një gjë shumë e rrezikshme e cila pastaj shndërrohen e përfundon në persekutime të tjerëve që ndryshojnë nga ti”.

Po kush i bënë persekutimet në botë?
Në dukje ekzistojnë këto grupe fanatikësh siç është Shteti i vetëquajtur islamik, por prapa kësaj, duhet të pyesim, se kush qëndron e kush i manipulon? Kush i ndihmon? Kush i financon? Ja politikanët e këtij Parlamenti duhet ta dinë, duhet të kërkojnë atë që është e qëndron prapa këtyre grupeve? Papa Françesku në një intervistë të tij ka thënë se duhet të “arrestohet agresori”. Po kush është agresori? Kush e ndihmon atë?

Çka mund të bëjmë për t’i mbrojtur të krishterët në botë?
Unë mendoj se ne të krishterët duhet të zgjohemi pak më tepër e ta mbrojmë të vërtetën. Kur njëriu e mbron krishterimin, ai e mbron të vërtetën: të vërtetën e njerëzve, të vërtetën mbi gjendjen e tyre, të vërtetën e të drejtave të tyre... pra duhet të bëjmë diçka për ta luftuar kristianofobinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.