2015-06-30 12:11:00

Papa i nderit do të kalojë dy javë në Castel Gandolfo


Sot paradite, rreth orës 10.00, Papa Françesku shkoi në rezidencën  Benediktit XVI, ish-Kuvendi Mater Ecclesiae, në Vatikan, për  ta përshëndetur e për t’i uruar udhë të mbarë në Castel Gandolfo. Takim prekës, ky i dy papëve, në prag të nisjes së Benediktit për në Castel Gandolfo, ku do të kalojë dy javë. Rikthimi në Vatikan parashikohet për datën 14 korrik.

Françesku e uroi ta kalojë gëzueshëm këtë periudhë. Pas kësaj vizite, që zgjati rreth një gjysëm ore, Benedikti u nis e tani ndodhet në Castel Gandolfo. 








All the contents on this site are copyrighted ©.