2015-06-30 13:12:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi i Ungjillit të Markut 11, 27-33


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar me dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, ekësaj here ndalemi te kreu 11, 27-33 ku, nga njëra anë, flitet për vërejtjet që bënë kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë e Judenjve mbi çështjen e pushtetit të Jezu Krishtit dhe në anën tjetër, kemi përgjigjën që Ai u jep atyre që vunë në pikëpyetje autoritetin e Tij.

Duke vazhduar veprimtarinë e tij në Jerusalem, Jezusi impenjohen në diskutime mbi disa çështje si autoriteti me krerët e judaizmit. Të parët që arrijnë janë skrëbet, ekspertë të ligjit. Këta janë nga tre katër grupe dhe janë pjesë të sinedrit. Ata janë udhëheqës shpirtëror të popullit hebraik, pastaj janë pleqtë, anëtarët laikë të sinedrit e së fundi krerët e priftërinjve autoritetet e tempullit. Këta të fundit formojnë një kolegj që merr vendime lidhur me priftërinj dhe çështje të kultit.

Pyetja e parë që nga këto i bëhet Jezusit ka të bëjë me autoritetin me të cilin Ai mëson në Tempull dhe i kërkojnë: “Kush ta dha ty pushtetin të veprosh kështu?”. E Jezusi u përgjigjet me një kundërpyetje : “Më përgjigjuni ju: pagëzimi i Gjoni a ishte prej ‘Qiellit’ apo prej ‘njerëzve’?” Jezusi jo rastësisht u bënë pyetje mbi veprimtarinë e Gjonit: sepse kush nuk është në gjendje ta pranojë fjalën e pararendësit, nuk mund as ta pranojë fjalën mesianike të Birit të Hyjit. Kjo linjë është ndjekur përherë nga Jezusi deri në atë moment.

Megjithëse në sjelljet e tij dhe në shprehjet e tij tregohet e shfaqet identitetit mesianik, ato mbesin një enigmë për atë që nuk ka guximin të flas lirisht. Kështu ata u përgjigjen Jezusin:” Nuk e dimë”. Po më tepër  komentin e kësaj pjese të Ungjillit të Markut, ta dëgjojmë dom Marjan Palokën.....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.