2015-06-27 14:36:00

Mesazhi Papës për udhëtimin në Amerikën Latine: “Sjell përdëllimin e Zotit


Në kuadrin e udhëtimit apostolik në Ekuador, Bolivi e Paraguai, Papa Françeskut i drejton një videomesazh popujve të këtyre ti kombeve, që ndajnë të njëjtën fe, ku do të shtegtojë nga data 5 deri më 13 korrik, duke thënë se “Sjell përdëllimin e Zotit”. 

Të dashur vëllezër e motra të Ekuadorit, Bolivisë e Paraguait,
Mungon pak nga udhëtimi tek ju. Me këtë përshëndetje paraprake dua t’u shpreh afërsinë time, simpatinë, vullnetin e mirë. Dëshira ime është ajo të jem mesin tuaj, të ndaj bashkë shqetësimet tuaja, t’u shfaq përzemërsinë time e afërsinë dhe të gëzohem së bashku me ju.
Dua të jem dëshmitar i këtij gëzimi të Ungjillit e të sjell përdëllimin e dashurinë e Zotit, Atit tonë, posaçërisht ndaj bijve të tij më nevojtarë, të moshuarve, të sëmurëve, të burgosurve, të varfërve, atyre që janë viktima të kësaj kulture të hedhurinës. Dashuria e Atit kaq të mëshirshëm na mundëson të zbulojmë e njohim pa pamasë fytyrën e Birit të Tij Jezusit në çdo vëlla, në çdo motër e në të afërmin tonë. Nevojitet vetëm të afrohemi, të bëhemi të afërm. Sikur i tha Jezusi atij doktori të ri të ligjit kur i kërkoi: “Kush është i afërmit im? Bëj atë që bëri Samaritani i Mirë, shko e bëjë njësoj, afrohu, mos kalo matej.
Në këto ditë që paraprijnë takimin tonë, falënderoj Zotin për ju e Atij i kërkoi të jeni të qëndrueshëm në fe, të keni zjarrin e dashurisë, të bamirësisë, e të ju mbajë të patundur në shpresën që nuk ju zhgënjen kurrë. Ju lutëm t’i bashkoni lutjet tuaja me të miat në mënyrë që kumtimi i Ungjilli të arrijë në periferitë më të largëta e të bëjë në mënyrë që vlerat e Mbretërisë së Hyjit të jenë tharmi i tokës edhe në ditët tona.
Virgjëra e Shenjtë pastë kujdes për ju, si Nënë e Amerikës ju mbrojttë e Zoti ju bekoftë. Ju faleminderit shumë, e shihemi shumë shpejt, e ju lutëm, mos harronit të luteni për mua. 








All the contents on this site are copyrighted ©.