2015-06-27 18:05:00

Françesku shenjtëron prindërit e Shën Terezës e dy të Lumë


Papa Françesku kryesoi sot, 27 qershor, Koncistorin, mbledhur në Pallatin Apostolik të Vatikanit, për kanonizimin e  katër të Lumëve.

Janë: “Italiani Vincenzo Grossi, themelues i Institutit të Bijave të Oratorit; Motër Maria e Zojës së Papërlyer, eprore e përgjithshme e Kongregatës së Motrave të Shoqërisë së Kryqit dhe bashkëshortët Ludovico Martin e Maria Azelia Guerin, prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë.

Gjatë Koncistorit Papa dekretoi që të Lumët të shkruhen në Librin e Shenjtorëve të diel, më 18 tetor 2015.

Nënvizohet se shenjtërimi i 18 tetorit do të kremtohet gjatë Sinodit kushtuar familjes e se është veçanërisht kuptimplote që ndërmjet shenjtorëve të ardhshëm, do të jenë edhe Ludovico Martin e Maria Azelia Guerin, bashkëshortë, simbol i familjes e prindër të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë.








All the contents on this site are copyrighted ©.