2015-06-26 12:48:00

Papa për vdekjen e Patriarkut Narses Bedros XIX “bari i devotshëm”


Papa Françesku ka shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e Patriarkut armen katolik Nerses Bedros XIX Tarmouni (Nasrete Pjetër XIX). Në një telegram dërguar Sinodit Patriarkal të Çiliçës së Armenëve, Papa Françesku kujton bashkëpunimin e tij të ngushtë me Patriarkun, në mënyrë të veçantë me rastin e shpalljes, kohë më parë, të Shën Gregorit nga Narek si Doktor të Kishës. Ati i Shenjtë Bergoglio e quan Patriarkun Nerses Bedros XIX “bari të devotshëm” që “ jetoi dhe u shpenzua deri në fund në një shërbim të pareshtur për të mirën e komunitetit, të cilin e udhëhiqte.
Fort Lumturia e Tij Nerses Bedros XIX, Patriark i Çiliçës së Armenëve katolikë, ndërroi jetë dje në spitalin Jeetawi në Bejrut të Libanit. Nerses Bedros kishte 75 vjeç, kishte lindur në Kajro më 17 janar 1940. Ishte fëmija i pestë i një familje me tetë fëmijë. Pas përfundimit të studimeve në Kajro, ndjen thirrjen meshtarake e dërgohen në Romë, pranë Kolegjit Papnor Armen, ku bëri studimet e filozofie e të teologjisë pranë Universitetit Papnor Gregoriana. Më 15 gusht 1965 shugurohet meshtar e emërohen famullitar në komunitetit armen katolik të Kajros. Më 18 shkurt 1999 Sinodi i Kishës armene katolike e zgjodhi si Patrirakun e XIX të Çiliçës së armenëve dhe më 13 dhjetor të njëjtit vit mori simbolin e palios nga shën Gjon Pali II.
Ishte pikërisht vetë Patriarku Nerses Bedros XIX që kërkoi Meshën e kremtuar nga Papa Françesku për besimtarët armenë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 12 prillin e kaluar. Ndër nisma tjera të rëndësishme kujtojmë përurimin e shtatores së Shën Gregorit Armen vendosur në Vatikan, në prani të Papës së nderit Benediktit XVI.








All the contents on this site are copyrighted ©.