2015-06-26 19:41:00

Mbledhja e parë e Konsultës femërore të përhershme në Vatikan


Një Konsultë e përhershme, e përbërë vetëm nga gra, u mblodh për herë të parë të martën e kaluar në Vatikan, në selinë e Këshillit Papnor të Kulturës. Organizmi i ri është promovuar nga kardinali Gianfranco Ravasi, kreu i dikasterit, me qëllim që të vjelë mendime dhe opinione për projektet aktuale, por edhe ide e propozime për nisma të reja. Kardinali dëshiron të ndihmohet nga inteligjenca femërore për të parë përparësitë kulturore të kohës, me sytë e grave.

         Konsulta përbëhet nga pedagoge universiteti e nëna familjesh, nga diplomate e gazetare, nga aktiviste të politikës e shkencëtare, nga funksionare e rregulltare. Në të marrin pjesë edhe dy gra, që punojnë në Vatikan: Micol Forti, drejtoreshë e Koleksionit të Artit bashkohor në Muzetë e Vatikanit, dhe Roberta Gisotti, gazetare e Radio Vatikanit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.