2015-06-25 18:08:00

Nigeri: një 12-vjeçare hidhet në erë në një treg


Vetëvrasje e re në Nigeri, pas atentatit të dyfishtë të djeshëm në xhaminë e Bornos. Dhjetë vetë u vranë dje në shtetin e Yobes, në veri-lindje të vendit, ku një vajzë 12 vjeçe u hodh në erë në një treg. Sulmi është ende pa autor, por besohet të jetë vepër e islamikëve të Boko Haram.

Tashmë kjo është kthyer në taktikë terrori, që tmerron gjithkënd, deri presidentin nigerian Muhammadu Buhari, i cili po e thellon luftën kundër xhihadistëve. Me sa duket tashmë bombat aktivizohen në distancë, duke i përdorur kamikazet e reja  si viktima, që flijohen për kauzën e Islamit, gjë që përbën një shkelje të rëndë kundër së drejtës për të jetuar, por edhe kundër çdo parimi fetar. E, sidomos, kur mendon se të vdekurit janë të gjithë myslimanë e teknika e përdorur i përgjigjet vetëm e vetëm logjikës së urrejtjes vëllavrasëse më të pakuptimtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.