2015-06-24 14:10:00

Papa takon budistët e katolikët amerikanë, në dialog


Para audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku takoi, në njërën nga dhomat pranë Sallës Pali VI, pjesëmarrësit e takimit të dialogut ndërmjet budistëve dhe katolikëve të SHBA-ve, organizuar nga Lëvizja e Fokolarëve dhe nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar.

         “Ju falenderoj – u tha Ati i Shenjtë – për këtë vizitë, që e kam fort për zemër, vizitë vëllazërimi, dialogu dhe miqësie. E kjo na bën mirë, është e shëndetshme. Në këtë çast historik, kaq të plagosur nga luftrat dhe urrejtja, këto gjeste të vogla janë fara paqeje dhe vëllazërimi”.

         Kujtojmë se që dje e deri më 27 qershor, në Castel Gandolfo, pranë Romës, zhvillohet Kuvendi katoliko-budist me temë “Vuajtja, çlirimi dhe vëllazërimi”. Në të marrin pjesë 46 përfaqësues të organizatave katolike e budiste, që punojnë në fushën e marrëdhënieve ndërfetare. Qëllimi është reflektimi për një strategji të përbashkët në përballimin e plagëve të shoqërisë bashkohore amerikane. Nuk mungojnë kremtimet dhe lutjet e të dyja traditave fetare, në të cilat marrin pjesë të gjithë.








All the contents on this site are copyrighted ©.