2015-06-24 13:46:00

Papa: ndarja ndërmjet të krishterëve është shkandull


“Dialogu duhet të vazhdojë”: kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh për Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Ekumenik të Kishave (WCC), Olav Fykse Tveit, me rastin e 50-vjetorit të Grupit të përbashkët të punës ndërmjet këtij organizmi, ku bëjnë pjesë 345 kisha protestante, dhe Kishës Katolike. Dokumenti papnor u lexua dje pasdite nga kreu i Këshillit për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, kardinali Kurt Koch, gjatë një takimi përkujtimor, zhvilluar në Romë.

Dhimbje për shkandullin e ndarjes ndërmjet të krishterëve

         Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë shpreh kënaqësinë për hapat e bëra në vite në fushën e marrëdhënieve ekumenike, por i kërkon Grupit të mos jetë thjesht një “forum introspektiv” - pra një grup, që diksuton për ide, të cilat i njeh e i kupton vetëm ai - por të farkëtojë ide të reja, konkrete, që hapin rrugë e përballojnë sfidat e misionit të përbashkët të shoqërimit të “njerëzimit të vuajtur”, duke përhapur në shoqëri e në kulturë vlerat dhe të vërtetat e Ungjillit. Papa e nxit Grupin e përbashkët të gjejë mënyra për të dëshmuar bashkimin, vërtet jo të përsosur por real, ndërmjet të gjithë të pagëzuarve. Së fundi, urimi që ky bashkim të bëhet plotësisht i dukshëm. Kështu, Kisha do të jetë gjithnjë e më shumë shenjë shprese në botë dhe mjet pajtimi ndërmjet popujve.








All the contents on this site are copyrighted ©.