Kalendari liturgjik i 22 qershorit përkujton Shën Paolinin, ipeshkëv të Nolës, Shën Gjonin Fisher, ipeshkëv të Roçesterit e Shën Tomas More, martirë anglezë. Shën Tomas More, lindi më 1478 e në vitin 1535. Kancellar i mbretit e humanist i mprehtë, në familje e në politikë shprehi një sintezë të rrallë sensibiliteti njerëzor e të urtisë kristiane. Gjoni Fisher e Tomas More qenë personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII pas divorcit të tij me gruan, pati filluar procesi i ndarjes së Kishës së Anglisë nga Kisha e Romës. Vdiqën martirë duke dëshmuar së bashku vlerën e pazgjidhshmërisë së kurorës së martesës dhe unitetin e Kishës.
Thonë se të gjitha shpendët e Chelseat (në atë kohë periferi e Londrës) ulën për
të shuar urinë në kopshtin e tij të qetë. Një tregues për popullaritetin e emrit të
mirë si njeri i qetë dhe mikpritës. Tomas More , bir i një magjistrati ( gjyqtari),
bëhet avokat i njohur, administrator i drejtësisë në City (Qytet), anëtar i Parlamentit.
Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e një djalë; me vdekjen e saj, martohet për së
dyti me Alice Middleton.
Në Oxford ka mësuar dashurinë për klasikët e vjetër dhe këte e ndan bashkë me Erazmin
e Rotterdamit, mik i shpeshtë në shtëpinë e tij. E shkruan jetën e humanistit italian
Giovanni Pico della Mirandola; po do të jetë më i njohur (famshëm) dialogu i tij ‘Utopija’,
mbi planin e një shoqërie ideale, të qeverisur nga drejtësia e nga liria. Është humanist
që bartë grathore, që bën pendesë, që studion Etërit e Kishës dhe e jeton fenë me
vendosmëri, bindje e gëzim. Kur Luteri fillon betejën e tij kundër Romës, mbreti Enriku
VIII i Anglisë shkruan një traktat në mbrojtje të doktrinës katolike mbi sakramentet,
duke marrë lëvdatat e papës Leonit X e akuzat e Luterit. Këtyre u përgjigjet Tomas
More, të cilin mbreti Enriku VIII e vlerëson për kulturën e për integritetin e tij.
Shpesh këshillohet me të, i beson misione të rëndësishme jashtë mbretërie. E në vitin
1529 e emëron Lord Kancelar, në krye të urdhrit gjyqësor. Një vend shumë i lartë por
edhe i rrezikshëm. Në realitet jemi në krizën e njohur: Enriku e mohon dhe largon
Katerinen d’Aragona ( gruaja e pastaj vejusha e vëllaut të vet Arturit), e martohen
me Anna Bolena, e pastaj arrijnë ta ndajë nga Roma Kishën angleze, kryetar të vetëm
të së cilës shpall vetveten. Për Tomas More, besnikëria kërkon sinqeritetin absolutë
me mbretin: edhe nëse kjo i kushton irritimin e hidhërimin e tij, ai nuk gënjen për
asnjë arsye . E kështu edhe vepron. Feja ia ndalon të pranojë divorcin dhe epërsinë
e mbretit në çështje të fesë. E mendon, e thotë, e humb vendin e karrierës e lejon
të dënohet me vdekje pa u lëkundur, pa u përkulur.
Inkurajon familjarët që e vizitojnë në burg në Kullën e Londrës e shkruan gjëra të
bukura në gjuhën latine një miku të tij italian që jeton në Londër, tregtarit të Lukës
(Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, më shumë se çdo besnikëri e gëzim…Krishti e ruajt
shëndosh familjen tënde”. Bonvisi i dërgon në burg ushqim e një veshje të re për ditën
e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnë ta veshë). Para vendit të ekzekutimit, Tomas
More është i përzemërt me vrasin që do t’i priste kokën, të cilin e fton ta kryejë
shpejt punën që i është besuar, prerjen e kokës. Urm “Deklaroi se vdiste si nënshtetas
besnik ndaj mbretit, por në rend të parë e mbi të gjitha besnik ndaj Zotit”. 15 ditë
para asaj dite, për të njëjtat arsye, qe ekzekutuar edhe miku i tij John Fisher, ipeshkëv
i Rochesterit, i cili do të kanonizohet së bashku me Tomas More nga Papa Piu XI në
vitin 1931. E Kisha i përkujton të dy në një ditë të përbashkët.
All the contents on this site are copyrighted ©. |