Më se 3,3 milionë zgjedhës në Shqipëri, vijojnë të marrin pjesë në votimet e para administrative, pas reformës, që e reduktoi numrin e bashkive nga 373 në 61. Votohet për 157 kandidatë.
Zgjedhjet e sotme vendore, të shtatat që nga viti 1991, konsiderohen si mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisë.
Votimi shikohet edhe si provë në udhën e Tiranës drejt BE-së, posaçërisht përsa i përket transparencës dhe rendit publik.
15. 299 qendrat e votimit, në të cilat janë të pranishëm 200 vëzhgues të OSBE-së, do të jenë të hapura deri në orën 19.00 . Rezultatet priten për nesër, e hënë, 22 qershor.
All the contents on this site are copyrighted ©. |