2015-06-19 11:04:00

Shenjtorët e javës 21 – 28 qershor


E diel 21 qershor, Kisha katolike kremton të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton edhe Shën Luigj Gonzagën, rregulltar.

Të hënën më 22 qershor, bie përkujtimi i Shën Paolinit, ipeshkëv i Nolës, Shën Gjonit Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e Shën Tomas More, martirë anglezë. Shën Pauli nga Nola qe shtyllë e fuqishme për bashkësinë kishtare në kohën e dyndjeve të Vizigotëve. Por qe edhe shkrimtar i krishterë me vlera të mëdha. Posaçërisht i rëndësishëm është letërkëmbimi i tij me të krishterët më të njohur të kohës së tij, ndërmjet të cilëve edhe vetë Shën Agostini

Të martën më 23 qershor, bie përkujtimin e shën Jozefit Kafaso e shën Lafrankun. Liturgjia e kësaj së diele na fton të kundrojmë mision shëlbimprurës të Jezu Krishtit me sytë e Hyjit. Përndryshe do të jetë e pamundur të ndjekim pas Mësuesin Hyjnor që ecën drejt Jerusalemit drejt cakut përfundimtar, drejt vuajtjes, vdekjes mbi kryq e ngjalljes. Ungjilli na paraqet Jezusin në lutje në një vend të vetmuar e pastaj pyetjen që Mësuesi u bënë dishepujve rreth opinionit që kanë për Të. Pjetri përgjigjet në emër të të gjithëve duke pohuar “Krishtin e Hyjit”.

Të mërkurën 24 qershor,  kisha katolike kremton festën e lindjen së Shën Gjon Pagëzuesit. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato vende që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu në këtë janë në festë Hoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi ( Shqipëri) dhe mbarë famullia kishtare e fshatit Zllakuqanit (Kosovë) e shumë familje të krishtera shqiptare.

Të enjten më 25 qershor, bie përkujtimi i shën Gulielmit, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe i shën Galikanit, ipeshkëv i Embrunit. Liturgjia e ditës na kujton se nuk jemi ne ata, që duhet ta gjykojmë të afërmin: tepër i cektë është vështrimi ynë e tepër i errësuar nga e keqja. Në se tregohemi të mëshirshëm në jetë, me mëshirë do të gjykohemi edhe në gjyqin e mbramë. 

Të premten më 26 qershor, bie përkujtimi i shën Virgjilit, i shën Gjonit e Palit martirë dhe i shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei. Liturgjia na kujton se njerëzit që e kanë zemrën të pastër, do të banojnë në shtëpinë e Zotit. Janë ata që e ruajnë çdo dhuratë të Zotit si thesar të çmuar dhe e bëjnë të japë fryte në marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është rruga e sigurtë e shëlbimit. E kjo, edhe dita e festës së. 

Të shtunën më 27 qershor bie përkujtimi i shën Çirilit të Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës. Shën Çirili na kujton se njeriu njihet nga frytet e jetës së tij, dmth, nga veprat. Mos dëgjo fjalët, shiko veprat – është kriter, të cilin na e mëson vetë Jezu Krishti, që të jemi në gjendje ta dallojmë njeriun e vërtetë të Zotit nga profetët e rremë. 

Të dielën e ardhshme më 28 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën 13-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 28 qershor kalendari përkujton shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar. Ky shenjtor kishte mësuar nga Bariu i Mirë ndjenjën e masës, pasurinë e doktrinës, zellin misionar, cilësi që duhet t’i bëjmë tonat, për të qenë miq të vërtetë të Jezusit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.