2015-06-19 12:36:00

Ipeshkvi i Miami-t, kandidatët t’ia vënë mirë veshin Enciklikës së Papës


Kisha ngre zërin për ndryshimet klimaterike. Do të jetë një verë predikimesh, takimesh, veprimtarish të larmishme kushtuar sensibilizimit të besimtarëve për “kauzën ekologjike”, ashtu si i propozon Papa në Enciklikën e re “Laudato si’” (Lëvduar qofsh).

Zëdhënës i mesazhit papnor është kryeipeshkvi katolik i Miami-t- imzot Thomas G. Wenski. Prelati synon t’i sensibilzojë edhe kandidatët, që rendin drejt Shtëpisë së Bardhë, për temën e ndryshimeve klimaterike. Lajmin e jep sot gazeta New York Times.

“Kjo nuk është temë e së djathtës, e as e së majtës’, shpjegon kryeipeshkvi Wenski, e më duket, pa dyshimn shumë më e rëndësishme se betejat ideologjike’”.

Është pikërisht Florida,  territori  më  i përshtatshëm në fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane, që tashmë ka nisur me dy nga kandidatët më me peshë për palën republikane: Jeb Bush e Marco Rubio, që të dy katolikë, që i kanë pikërisht në këtë shtet rrënjët e udhës së tyre politike. Por, si të gjithë republikanët, që të dy mbajnë qëndrim të ndrojtur, kur preket tema e luftës kundër ndryshimeve klimaterike.    








All the contents on this site are copyrighted ©.