2015-06-19 12:31:00

Metropoliti Zizioulas, Ditë e përbashkët lutjeje për të krishterët


 “Një ditë e përbashkët lutjeje për gjithë të krishterët”. U propozua nga metropoliti i Pergamos, Joannis Zizioulas, një nga teologët më të mëdhenj të ortodoksisë, gjatë paraqitjes së Enciklikës së re të Papës, në Vatikan.

Zizioulas, që ndodhet në Vatikan si përfaqësues i patrikut Bartolomeu I, duke vërejtur bashkimin e thellë të mbarë Kishës për temat dhe sfidat vendimtare, që e presin njerëzimin, vënë në qendër të vëmendjes në dokumentin papnor, shprehu mendimin se “do të ishte e dëshirueshme një ditë e përbashkët” kushtuar lutjes për gjithë të krishterët”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.