2015-06-18 14:54:00

Irak: mesazh i Patriarkut Sako për Ramazanin


“Në fillim të këtij muaji të shenjtë, iu jap vëllezërve të mi myslimanë, urimet e mia më të përzemërta, me shpresën se Zoti do t’i mbushë me bekime e do ta mbrojë vendin tonë të dashur, duke siguruar qëndrueshmërinë”. Kështu shprehet Patriarku i Babilonisë së kaldejve, Louis Raphael Sako, në mesazhin për myslimanët në fillim të muajit të Ramazanit, që sapo ka nisur në Irak. Në mesazh, primati i Kishës Katolike kaldease nënvizon se këtë vit, Ramazani karakterizohet nga frika dhe ankthi për të ardhmen, pasi Iraku është kthyer në një fushë të re beteje, ku kanë shpërthyer “konflikte lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”.

Patriarku bën thirrje për pajtim kombëtar

         Duke përfituar nga mesazhi për myslimanët, Patriarku Sako vë në dukje urgjencën për pajtim kombëtar, i cili, përmes reformave politike të nevojshme, të mos përjashtojë asnjë prej grupeve të shoqërisë irakiane nga ndërtimi i së ardhmes së përbashkët. Heroizmi i vërtetë, shkruan ai, nuk është të bësh luftë e të vrasësh më shumë. Hero i vërtetë është ai, që punon për paqen, për lirinë e për dinjitetin e të gjithëve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.