2015-06-17 14:58:00

Dom Gjergj Meta: Asambleja kishtare vetëm një pikënisje e rëndësishme


Gëzimi i Ungjillit dje-sot-nesër: kjo është tema e Asamblesë Kombëtare të Kishës Katolike të Shqipërisë zhvillohet në Shkodër, pranë auditorit të shkollës Atë Pjetër Meshkalla, S.J. (pranë Seminarit ndërdioqezan) nga data 18 deri më 20 qershor.

Pas 25 vjetësh, që kur Kisha katolike e Shqipërisë, rifilloi në liri e demokraci misionin e saj, tani për tre ditë do të ndalet të reflektojë, bisedojë, të shqyrtojë e orientojë misionin e saj në realitetin e shoqërisë bashkëkohore shqiptare.

Kjo Asamble kishtare, sipas dom Gjergj Metës, është pa dyshim një vetëm moment i parë i rëndësishëm reflektimi për Kishën katolike në Shqipëri, por duhet diçka më tepër, lypet një Sinod Kishtar Shqiptar, për të shqyrtuar e thelluar misionin ungjillor të Kishës, në një realitet bashkëkohor që ka ndryshuar shumë e që paraqet sfida të reja e të mëdha. Kisha është e ftuar të jetë pranë njeriut konkret, prandaj duhet të zbulojmë identitetin dhe të përcaktojmë misionin e Kishës ndër dhe me shqiptarë.

Në këtë Asamble kishtare do të ketë një pjesëmarrje korale  nga kleri, duke u nisur nga ipeshkvijtë e Shqipërisë, deri te besimtarët laikë, të gjithë së bashku rreth Ungjillit dje-sot-nesër. Për t’u njohur nga afër me këtë Asamble, në mikrofonin e dom David Gjugjës të dëgjojmë famullitarin e Kishës së Shën Luçisë në Durrës, dom Gjergj Metën..








All the contents on this site are copyrighted ©.