2015-06-16 16:32:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi i Ungjillit të Markut 11,1-11


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, me dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 11, 1-11. Në këtë fragment ungjillor flitet për hyrjen mesianike solemne të Jezusit në Jerusalem. Udhëtimi i Jezusit shkon drejt përfundimit. Ai hyn në mënyrë solemne në Jerusalem e hyn në tempull ku fillon të “shikonte çdo gjë përreth” (rreshti 11). Ky detaj, tipik i ungjillit të Marku, na tregon se Hyji nuk e gjykon kurrë në mënyrë të ngutshme gjendjen e gjërave (khr Zan 18:21). Cilat thua do të kenë qenë ndjenjat e Zotërisë kur e pa përdhosjen që po i bëhej asaj shtëpie të lutjes? Ai del jashtë nga ai vend i ndotur, i përlyer, dhe tërhiqet gjatë natës në Betani me pak njerëz që e njihnin dhe donin.

Hyrja e Jezusit në qytetin e shenjtë, Jerusalem, në Markun ungjilltar ka një karakter shumë të veçantë, ai duke paraqitur seksionin e kapitujve11-13 që rrëfejnë javën e fundit të jetës së Jezu Krishtit dhe tregimin e mundimit dhe të vdekjes së tij (kapitujt 14-15). Nga kapitulli 11 për Markun fillon një javë vendimtare, java e fundit e jetës tokësore të Jezusit, e ritmuar me një saktësi gjithnjë më këmbëngulëse, në ditë e orë (11,12.20;14,1.12;15,1.25.33.34)që rrëfen ngjarjen qendrore të Ungjillit të tij: vdekjen e Jezusit mbi kryq (15,34-37).  Po më tepër mbi komentin e Ungjillit të Markut të dëgjojmë dom Marjan Palokën....








All the contents on this site are copyrighted ©.