2015-06-13 16:34:00

Papa: të enjten, 18 qershor, paraqitja zyrtare e Enciklikës “së gjelbër”


Enciklika e Papës Françesku kushtuar temave ekologjike dhe Gjithësisë, do të paraqitet zyrtarisht të enjten e ardhshme, më 18 qershor, në orën 11.00, në Sallën e Re të Sinodit, në Vatikan.

Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në konferencën e shtypit për paraqitjen e dokumentit papnor, titulluar “Laudato si’”- “Lëvduar qofsh’: kujdesi për shtëpinë e përbashkët’”,  do të marrin pjesë  Kryetari i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson; Metropoliti i Pergamos John Zizioulas, si përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike dhe i Kishës Ortodokse si dhe profesor John Schellnhuber, themelues e drejtor i Potsdam Institute for Climate Impact Research. 








All the contents on this site are copyrighted ©.