2015-06-13 15:03:00

Papa: Scoutët janë pjesë e rëndësishme e Kishës


Festë e madhe sot, me ma mase 90 mijë scout nga mbarë Italia, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shoqatës së Udhëheqësve dhe të Scoutëve Katolikë Italianë (Agesci) gjatë takimit të sotëm të mrekullueshëm në Vatikan, Papa Françesku i kërkoi të jetë një realitet gjallërie në fushën e ungjillëzimit të Kishës, e mes tjerash Papa duke folur pa tekst, i porositi scoutët ta kultivojnë “aftësinë e dialogut me shoqërinë, me shoqëri ndërtoni ura, ndërtoni ura në këtë shoqëri ku ekziston tendenca e ndërtimit të mureve, ju ndërtoni ura, ju lutëm”.
Papa Françesku vlerësoi se në “panoramën e shoqatës scout në nivelin botëror, Agesci është ndër ato që investojnë më shumë në fushën e spiritualitetit e të edukimit në fe. Por ka ende shumë për të punuar – tha Papa – në mënyrë që të gjitha komunitet e krerëve të scoutëve ta kuptojmë rëndësinë e këtij investimi, për një formim sa ma të mirë të udhëheqësve që punojnë me të rinjtë. “Mos u krenoheni, ju porosisë, po ju jeni një pesë e çmuar e Kishës në Itali”. Scoutizmi, nënvizoi Papa, u ofron “një kontribut të rëndësishëm familjeve në misionin e tyre të edukimit të fëmijëve, të rinjve, vajzave e djemve”. Papa kujtoi se si prindërit që ia besojnë fëmijët e tyre Agesci-t, ”janë të bindur në mirësinë e në urtinë e metodës scout, që mbështetet mbi vlera të mëdha njerëzore, kontaktin me natyrën, aspektin fetar e fenë në Hyjin; një metodë që edukon të rinjtë në liri e përgjegjësi”. “Ky besim i familjeve – theksoi Papa  - nuk duhet të zhgënjehet! E edhe ai i Kishës: ju uroj të ndjeheni përherë si pjesë e madhe e Komunitetit të krishterë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.