2015-06-13 14:21:00

Papa Françesku: caktimi i një date fikse për Pashkë mund të bëhet. Azia premtim i madh për Kishën


Bukuria e Kishës, uniteti, mëshira, një datë e caktuar për Pashkë, Azia premtim i Kishës. Këto janë vetëm disa nga temat e trajtuara dje nga Papa Françesku në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran gjatë takimit me pjesëmarrësit e Ushtrimeve të Treta Botërore Shpirtërore të Meshtarëve, organizuar nga lëvizja Kishtare Përtëritja Karizmatike Katolike Ndërkombëtare dhe Catholic Fraternity. Në takim Papa Bergoglio nënvizoi rëndësinë e pranisë së grave në Kishës. “Maria – ironizoi mbi ankimet e disave – vlen më shumë se apostujt”. “Gjenialiteti femëror  në Kishë është hir, është bekim”. Papa foli pastaj edhe për udhëtimin e ardhshëm të tij në Afrikë në nëntor, në Republikën e Afrikës Qendrore e në Ugandë, e shtoi se mendon për një udhëtim edhe në Kénia. Papa Françesku foli pastaj për mundësinë e caktimit të një date unike të përbashkët të kremtimit të Pashkëve, për të favorizuar kështu unitetin ndërmjet Kishave, dhe tha se i ka kërkuar Patriarkut të Kostandinopojës Bartolomeut I ta prezanton enciklikën e tij të ardhshme.
Në meditimin e tij Papa Bergoglio nënvizoi se diskutimi, sinqeriteti, konfrontimi  e gjallëron vetë Kishës: “Kishat pa diskutim janë kisha të vdekura”. “Në varreza! Askush nuk diskuton asgjë”. Pastaj Papa u ndal te figura e meshtarit e uroj që priftërinjtë të “shndërrohen e të përtërihen nga dashuria e Hyjit”. “Dashuria e Trinisë së Shenjtë”: “Të kremtosh sot festën e Zemrës së Shenjtë të Krishtin nuk është rastësi – nënvizoi. Është ditë në të cilën Zoti ka dashur që ne të reflektojmë mbi dashurinë e pakufishme e të mëshirshme të Atit Qiellor, që na është shfaqur në zemrën e të Birit Jezus, me forcën gjallëruese të Shpirtit Shenjt”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.