2015-06-12 18:27:00

Kard. Parolin përuron një kishë në Emiratet e Bashkuara Arabe


Një kishë e re kushtuar shën Palit u përurua sot në Mussaffah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në praninë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin. Ceremonitë kanë filluar që dje. Shiritin e preu ministri vendas i Kulturës, Nahyan bin Mubarak, që në fjalimin e tij, vuri në dukje tolerancën fetare, që ekziston në Emirate, ku jetojnë rreth 900 mijë katolikë, të gjithë emigrantë, kryesisht filipinas dhe indianë. Kardinali Parolin kremtoi sot meshën e parë në kishën e re, e dyta në vend, pas asaj kushtuar shën Pjetrit. Sekretari i Shtetit të Vatikanit lavdëroi mikpritjen që u ofron të krishterëve shoqëria e Emirateve, bazuar në bashkëjetesën e respektin reciprok.  Leja e autoriteteve lokale për ndërtimin e vendeve të krishtera të kultit është shenjë konkrete e mirëdashjes dhe e respektit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.