Shën Efremi, Sirian,lindi në Nisibi, (Mesopotami) në vitin 306, ndërsa vdiq në
qytetin Edesa, Siri (sot Turqi) më 9 qershor të vitit 373.
Ishte shumë i ri, vetëm 7 vjeçar kur Konstantini e shpalli ediktin e Milanos. Mirëpo,
Efremi nuk e pati mundësinë ta gëzonte lirinë e kultit në familje, sepse babai i tij,
prift pagan nuk ishte i mendimit e nuk i pëlqente formimi kristian, të cilin formim
të birit ia mësonte nëna e përshpirtshme.
Për këtë Efremi qe dëbuar nga i ati prej shtëpie. 18 vjeçar e mori pagëzimin dhe jetoi në Edesa, duke punuar si shërbëtor në një banjo publike.
Në vitin 338 Nisibi qe sulmuar prej Persianëve dhe Efremi luftoi në mbrojtje të tij. Kur Nisibi ra nën pushtimin persian, Efremi, i bërë diakon, në vitin 365 u vendos në Edesa, ku drejtoi një shkollë.
Shën Efremi, njohës i thellë i Shkrimeve biblike, ishte përçues (transmetues) i mirëfilltë i doktrinës së Kishës së vjetër kristiane. Njihet si përhapësi i së vërtetës kristiane, kryesisht përmes poezisë, për çka edhe u quajt “harpa e Shpirtit Shenjtë”. Vdiq më 9 qershor të vitit 373 në Edesa. Tradita kishtare e kujtoi se njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë.
Qestja e Shpirtit Shenjt: kështu, me një shprehje të traditës së krishterë e kujtoi
Papa Benedikti XVI Shën Efrem Siriakun, të cilit i kushtoi katekizmin e audiencës
së përgjithshme të 28 nëntorit të vitit 2007. “Duke e përdorur në mënyrë të gabuar
lirinë, njeriu e përmbys rendin e kozmosit”: këtë pohoi Papa në sa kujtonte mësimet
e Efremit mbi temën e Hyjit krijues, ndërmjet të cilave, edhe mësimi i mëposhtëm i
përfaqësuesit më simbolik të krishterimit në gjuhën siriake, poetit më të përmendur
të të gjithë epokës patristike: “Në krijim, asgjë nuk është e izoluar e bota, përkrah
Shkrimit Shenjt, është Bibla e Hyjit”.
Benedikti XVI e kujtoi figurën e Efremit, lindur në vitin 306 e vdekur nga murtaja,
që iu ngjit në sa u shërbente të sëmurëve, duke u ndaluar në mënyrë të posaçme tek
veprimtaria e tij e shquar në shërbim të të gjithëve aq, sa që bashkëkohësit e kujtojnë
me epitetin ‘shërbyesi’.
Ai – shpjegoi Papa Ratcinger – i përkiste kategorisë së njerëzve që ia kushtojnë krejt
jetën Krishtit në shërbim të bashkësisë kishtare, duke i jetuar besnikërisht kushtet
e virgjërisë e të varfërisë. Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon.
Ai e thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor
i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë: “Teologjia, reflektimi fetar,
poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik
të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore”.
Në veprën e tij përdori me sukses të madh sidomos simbolin, në sa këndonte teologjinë
në një poezi tepër të pasur me figura letrare të marra nga natyra, nga jeta e përditshme
e nga Bibla – shpjegoi Papa Benedikti XVI– duke nënvizuar vlerën katekistike të kësaj
vepre e duke pohuar se është plotësisht aktuale për jetën e kishave të ndryshme të
krishtera. Benedikti XVI nënvizoi se në veprën e Efremit pasqyrohet edhe roli i gruas,
për të cilën flet gjithnjë me delikatesë e respekt.
Sipas Benediktit XVI “teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore”. Në veprën e tij Efremi përdori me sukses të madh sidomos simbolin, në sa këndonte teologjinë në një poezi jashtëzakonisht të pasur me figura letrare të marra nga natyra, nga jeta e përditshme e nga Bibla – shpjegon Papa Racinger – duke nënvizuar vlerën katekistike të kësaj vepre e duke pohuar se është plotësisht aktuale për jetën e kishave të ndryshme të krishtera.
All the contents on this site are copyrighted ©. |