2015-06-09 09:40:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: Marku 10, 35 -53


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, me dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 10, 35 -53. Në këtë fragment ungjillor flitet për kërkesën e bijve të Zebedeut Jakobit e Gjonit; për rolin apo misionin parësor të krerëve, që është shërbimi dhe për shërimin e Bartimeut të verbër. Sigurisht, nuk është aspak lehtë të kuptohet e të pranohet rruga e Krishtit si udhë e jetës. Siç pohon edhe fragmenti i Ungjillit në fjalë, edhe dishepujt janë të lidhur me logjikën e pushtetit e janë larg nga ai shërbim e ai disponibilitet për të dhënë jetën për të dashuri ndaj tjerëve, që karakterizon Jezusin. Por kjo e fundit është rruga që Biri i Hyjit u tregon të gjithë atyre që duan ta ndjekin pas. Në Ungjill të Markut, Jezusi thotë: “Kush dëshiron të bëhet i madh ndër ju do të bëhet shërbëtori juaj”. Dishepull i vërtetë i Krishtit është ai që ndan mundimet e Mësuesit e di si të bëhet shërbëtor i të gjithëve, për dashuri. Po më tepër ta dëgjojmë komentin e fragmentit ungjillor nga dom Marjan Paloka....








All the contents on this site are copyrighted ©.