2015-06-08 17:20:00

Papa në mbledhjen e dhjetë të Këshillit të kardinajve


Tri dikastere të reja mund të jenë një nga hapat e reformës së Kuries Romake, ndërmarrë nga Papa Françesku, që në fillim të papnisë. Dy prej tyre do të jenë kongregata e do të përfshijnë gjashtë këshilla papnorë aktualë: atë të Emigrantëve, Cor Unum, Drejtësi e Paqe, nga njëra anë dhe, atë për Baritorinë e shëndetësisë, atë të Laikëve e të Familjes, nga ana tjetër, duke shtuar edhe Akademinë për Jetën. Dikasteri i tretë i ri do të quhet “Sekretaria e Informacionit” dhe do të përfshijë Këshillin Papnor për Komunikimet Shoqërore dhe Zyrën aktuale të Informacionit të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.

Që emri i kësaj së fundit synon të tregojë rëndësinë që ka, pasi kështu quhen Sekretaria e Shtetit, dikasteri i parë i Kuries Romake, dhe Sekretaria Ekonomike, sot mjaft e rëndësishme, pavarësisht nga kundërshtitë e ndonjë hap mbrapa, pas “motu proprio” të Papës Françesku mbi reformën e financiave të Vatikanit. Asaj do t’i referohen gazeta zyrtare vatikanase “L’Osservatore Romano”, Radio Vatikani, Qendra Televizive e Vatikanit, Shtëpia Botuese dhe Shërbimi Internet i Selisë së Shenjtë.

Që sot, Papa Françesku është mbledhur me 9 kardinajtë e Këshillit, për të caktuar kufijtë e dikastereve të reja dhe mënyrën e tyre të punës. Kjo është mbledhja e dhjetë, që nga shtatori 2014.








All the contents on this site are copyrighted ©.