2015-06-08 18:47:00

Papa emëron imzot Koch kryeipeshkëv të Berlinit


Papa Françesku ka emëruar imzot Heinrich Koch kryeipeshkëv të ri të Berlinit. Kështu njofton Selia e Shenjtë. Imzot Koch, nga Dusseldorfi, 64 vjeç, ka qenë sekretar i përgjithshëm i komitetit organizues të Ditës botërore të Rinisë në vitin 2002 në Koln e deri më tani ishte ipeshkëv i Dresda-s.
Imzot Koch i ka kryer studimet teologjike në Bon. Meshtar është shuguruar më 13 qershor të vitit 1980, në kryeipeshkvinë e Kolnit e në vitin 1992 qe emëruar Drejtor i zyrës baritore të Kuries kryeipeshkëvnore.
Më 1996 mori titullin Prel Nderi të Shenjtërisë së Tij e më 1998 qe emëruar Kanonik i Kapitullit metropolitan të Kolnit. Nga viti 2002 qe emëruar Pro-Vikar i përgjithshëm e Sekretar i përgjithshëm i Komitetit organizues të Ditës së XX botërore të Rinisë në Koln.
Më 17 mars 2006 qe zgjedhur ipeshkëv titullar i Ros Cré e ndihmës i kryedioqezës së Koln-it, duke u shuguruar ipeshkëv më 7 maj 2006. Më 18 janar 2013 qe transferuar në dioqezën e Dresde-n- Meissen.








All the contents on this site are copyrighted ©.