Me origjinë nga ishulli i Schouwen-it në Zeeland (Hollandë) armandi lindi aty nga
gjysma e shek XV. Hyri në urdhërin françeskan dhe iu kushtua për shumë vjet mësimdhënies
së Shkrimit Shenjt, falë njohjes së thellë të disa gjuhëve biblike, si gjuhës greke,
hebraike dhe kaldeje. Fryt i leksioneve të tij qenë disa fomente mbi librat e Biblës,
që mbetën dorëshkrim, ndërsa tri vepra u botuan në Anversë në vitin 1534.
U bë shumë shpejt i njohur ndërmjet bashkëkohësve, të cilët e përshkruajnë si njohës
të thellë të Shkrimit Shenjt e jo më pak, i filozofisë shekullare, mjeshtër i mësimdhënies,
gojëtar i shquar, njeri i devoçëm. Qe një nga fretërit më të zellshëm, që shpresonin
ta reformonin urdhrin françeskan, pa qenë e nevojshme të ndahej në disa degëzime,
siç edhe u nda më pas. Vdiq në kuvendin e Luvenit, në vitin 1524, sipas epitafit që
iu shkrua mbi varr. Kujtohet si i lum më 8 qershor në Martirologun Françeskan.
All the contents on this site are copyrighted ©. |