2015-06-06 11:07:00

Stadiumi Koshevo


I përuruar në vitin 1947, duke marrë emrin e lagjes, ristrukturohet në vitin 1984 për ceremonitë e hapjes e të mbylljes së Lojrave XIV Olimpike Dimërore. Në korrik 2004 i vihet emri i Asim “Hase” Ferhatoviç, lojtar historik i klubit të futbollit të kryeqytetit. Struktura, që përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit, por edhe për garat e atletikës, për koncerte të muzikës së lehtë e për ngjarje të ndryshme. Mban rreth 60 mijë vetë. Me rastin e meshës me Papën, një sektor i stadiumit është lënë për të plagosurit e të gjymtuarit e luftës së viteve ’90. Në afërsi të stadiumit gjenden varrezat e improvizuara gjatë luftës, me qindra varre të krishtera e myslimane. Gjon Pali II pati kremtuar meshën në ditën e dytë të Udhëtimit të tij Apostolik (12-13 prill 1997).








All the contents on this site are copyrighted ©.