2015-06-06 09:10:00

Papa Françesku arriti në Sarajevë


Filloi shtegtimi  i Françeskut në Sarajevë. Avioni, me të cilin shtegtoi, u nis nga  Roma në orën 7.50 për të arritur në Sarajevë një orë më pas. Është shtegtimi VIII apostolik i Atit të Shenjtë,  i dyti në Ballkan, pas Shqipërisë.

“Paqja qoftë me ju”!”:  motoja e shtegtimit Papnor,  spikat  kudo në vendin e shtegtimit, për të treguar se në qendër të tij janë temat e pajtimit të një vendi  me udhë të vështirë historike.     

 Veprimtaria e parë, takimi i mirëseardhjes në pallatin presidencial, me tre anëtarët e presidencës si dhe me autoritetet e vendit. Më pas, kremtimi i Meshës në të njëjtin stadium, ku pati kremtuar edhe Gjon Pali II, me 60 mijë vende e një mori veprimtarish të tjera

Kujtojmë se më 4 qershor, në përfundim të procesionit të Corpus Domini, Papa shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua para figures së mrekullueshme të Zojës “Shpëtimi i Popujve Romakë”, së cilës ia besoi shtegtimin në Sarajevë.








All the contents on this site are copyrighted ©.